Shkup, 26 shtator – Me dëshminë e tre të punësuarve në SHA ELEM sot u mbajt seanca për lëndën “Tarifa” në të cilën është i akuzuar ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik në vlerë prej rerth katër milionë eurove.
Udhëheqësi për furnizime në SHA ELEM, Nikolla Stojanovski, në ypetje të mbrojtjes tha se sipas tij, sistemi, i cili është lëndë e gjykimit, për momentin nuk prëdoret për shkak të faktorit njeri.
Ai u thirr vetëm për t’i konfirmuar nënshkrimet e njërës nga kontratat që iu parashtrua për kontroll.
Në gjykatë dëshmoi edhze Biljana Vasileva, e cila tani është e punësuar si këshilltare e drejtorit të prëgjithshëm për punë juridike, ndërsa në kohën e furnizimit të softuerit ka qenë drejtoreshë për punë juridike, në të cilën pozitë kishte ardhur nga referente në ELEM, ku ndërkaq ishte vetëm një muja e punësuar.