Shkup, 24 dhjetor – Me dëgjimin e incizimeve të reja propozuar nga Prokuroria Speciale Publike që janë “replikë” e provave të të akuzuarve, ndërsa i referohen votimit në KSHZ, në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik 2”.
Në “bombat” dëgjohet se si ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe gazetari Dragan Pavloviq Latas më 28.03 2013 bisedojnë për atë se ka rivotim në disa vendvotime në Maqedoni. Në bisedën tjetër, ditën e ardhshme, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov i thotë gazetarit Latas se “nga diçka për tre ditë duhet të bëjnë dramë”, në të cilën Latas thotë se “do të shohim se sa Zaev tani kushton”.
Nga bisedat audio mund të dëgjohet se si bisedojnë Latasi dhe ish ministri Nikolla Todorov. Todorov i thotë Latasit se “dramë po ndodhë në KSHZ” dhe për “Kërçovën dhe Strumicën të flitet gjatë tërë javës” pasi ka ndodhur “mega skandal të cilën Latas duhet ta publikojë”. Në një bisedë tjetër Todorov i paraqitet Latasit ta informojë për votimin në KSHZ dhe i thotë se “PDSH në KSHZ ka votuar për ne, ndërsa BDI për LSDM, ashtuqë ka qenë 4:3 në favor për ne”.
Rasti “Titanik” gjendet në procedurë të dëshmisë dhe ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale më 2013.
Në “Titanik 2” të akuzuar janë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov si edhe ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.