Në ekranin e një prej festivaleve më të mëdha botërore të filmit dokumentar, do të shfaqet edhe një produksion nga Kosova.
“Hot Docs” i Kanadasë ka futur në program dokumentarin “Me dasht’, me dasht’, me dasht’” në regji të Ilir Hasanajt, shkruan sot “Koha Ditore”.
Rrëfimi për një çift të ndarë dhe një adoleshenti të humbur, i cili është i zhgënjyer nga jeta, bashkë me nëntë dokumentarë të tjerë është pjesë programit special “The Changing Face of Europe”, i cili vjen si bashkëpunim i ri mes “European Film Promotion” dhe festivalit kanadez “Hot Docs”, edicioni i 25-të i të cilit mbahet prej 26 prillit deri më 6 maj, që mbahet në Toronto.
“Dhjetë dokumentarë të jashtëzakonshëm evropianë janë zgjedhur për ‘The Changing Face of Europe’”, është përshkrimi që EPA-ja u bën veprave të këtij programi.
Në një njoftim në faqen zyrtare të “Hot Docs” thuhet se në edicionin e vitit të kaluar, është thyer rekordi me 215 mijë shikues gjatë 11 ditëve sa ka zgjatur festivali… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)