Me besim në vetvete dhe në këtë skuadër, mund të bësh gjithçka

“Çfarë sezoni me shumë ulje dhe ngritje, por me besim në vete dhe të shokëve të skuadrës mund të arrish gjithçka. Ky trofe është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, por është gjithashtu për të gjithë ata të cilët na kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe. Faleminderit për përkrahjen e madhe që kam marrë”, shprehet Xhaka

41

Futbollisti shqiptar, me Arsenalin në finale të “FA Cup”, që u zhvillua të shtunën mbrëma në “Wembley”, mposhtën Chelsean me rezultatin 2:1. Mesfushori shqiptar ishte titullar në fitoren ndaj Chelseat, duke luajtur gjatë tërë ndeshjes, kurse mbrojtësi tjetër shqiptar, Shkodran Mustafi, mungoi shkaku i operimit. Për 27-vjeçarin triumfi në “FA Cup” ishte edhe i dyti me fanellën e Arsenalit. Xhaka është shprehur i lumtur, duke e cilësuar si plot të merituar triumfin në “FA Cup” të Anglisë.

“Jam shumë krenar për këtë ekip. E kemi merituar triumfin, pasi kemi luftuar deri në minutën e fundit”, u shpreh Xhaka në rrjetin social “Instagram”. Ishte një vit i vështirë për Xhakën, pas shumë problemeve. Xhaka arriti që të rikthehej në formacionin bazë, duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt këtij trofeu të çmuar në Angli. Ky vit nuk nisi në mënyrën më të mirë për mesfushorin e londinezëve që kishte probleme me tifozët e klubit, duke u lënë edhe në bankën rezervë nga trajneri Unay Emery. Trofeun e çmuar, mesfushori shqiptar ua ka dedikuar pikërisht tifozëve më të cilët kishte probleme në muajin janar të këtij viti. “Çfarë sezoni me shumë ulje dhe ngritje, por me besim në vete dhe të shokëve të skuadrës mund të arrish gjithçka. Ky trofe është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, por është gjithashtu për të gjithë ata të cilët na kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe. Faleminderit për përkrahjen e madhe që kam marrë”, deklaroi Xhaka. Mesfushori shqiptar gjithashtu ka bërë të ditur se ishte afër largimit nga londinezët, pas situatës së krijuar gjatë këtij edicioni. Por, Xhaka thotë se mendjen për të mos u larguar nga klubi anglez ia ndryshoi trajneri Mikel Arteta. Madje, me ardhjen e trajnerit spanjoll, Xhaka u rikthye në formacionin bazë.

Comments are closed.