Zejnulla VESELI
Shkup, 3 tetor – Profesioni më i paguar në pesë vitet e fundit në Maqedoni është ai i përmbaruesit. Të gjithë përmbaruesit që e ushtrojnë këtë profesion nga viti 2007, kur dhe hyri në fuqi Ligji për përmbarim e që janë rreth 100 përmbarues, pesë vitet e fundit kanë realizuar të hyra të përgjithshme prej 60 milionë euro, ndërsa kanë përfituar 23 milionë euro, shkruan gazeta KOHA.
Dhjetë përmbarues për vitin 2016 në llogaritë e tyre kanë realizuar të hyra afër 4 milionë euro, ndërsa përfitimet e tyre shënojnë vlerën prej 1.1 milion euro. Listën prej 10 përmbaruesve që kanë fituar më shumë para pesë vitet e fundit nga përmbarimi i lëndëve me dhunë ndaj borxhlinjve e përbejnë Gordan Strankoviq, Zoran Petreski, Snezhana Andreevska, Gordana Xhuteska, Andreja Bunevski, Fanija Kalamatieva. Danica Straçkova, Vesna Jakimovska, Mgadalena Simovska Davidoviq dhe Ljupç Jovanov.
Listën si përmbarues që kanë realizuar më shumë të hyra për 5 vitet e fundit e kryeson ish-kryetari i Odës së Përmbaruesve të Maqedonisë, Gordan Stankoviq, më të hyra të përgjithshme prej 3 milionë euro apo realizim fitimi prej 1.3 milion euro. Vetëm vitin e kaluar, përmbaruesi Stankoviq nga Shkupi ka realizuar të hyra të përgjithshme në vlerë prej rreth 600.000 euro, derisa ka realizuar fitim prej 267.000 mijë euro. I dyti në listën si përmbarues, i cili në vitin 2016 ka realizuar të hyra të përgjithshme prej rreth 500.000 mijë euro dhe fitim prej 227 mijë euro – është Zoran Petervski nga Shkupi, i cili profesionin e përmbaruesit filloi ta ushtrojë tre vite më parë, ku dhe zgjidhet kryetar i Odës së Përmbaruesve të Maqedonisë dhe i cili muaj më parë ka dhënë dorëheqje si kryetar. Përmbaruesja Snezhana Andrevska nga Shkupi vitin e kaluar ka arritur të realizojë të hyra prej 415.000 euro dhe fitim 47.000 euro. Gordana Xhuteska, përmbaruese nga Struga, gjatë vitit 2016 ka realizuar të hyra 380.000 euro dhe fitim prej 184.000 euro. I pesti në listën e përmbaruesve që ka realizuar të hyra të larta prej 377.700 euro, mirëpo në të njëjtën kohë ka paraqitur shpenzime në vlerë prej 377.500 euro dhe fitim prej 200 euro është Andreja Bunevski nga Shkupi.
Fanija Kalamtieva radhitet e gjashta në listën e 10 përmbaruesve që vitin e kaluar ka realizuar të hyra prej 352.700 euro, ndërsa ka fituar 32.000 euro. Përmbaruesja Danica Straçkova zë vendin e shtatë më të hyra prej 344.400 euro, derisa ka fituar 82.000 euro. Gjatë vitin 2016, Vesna Jakimovska – përmbaruese nga Gostivari, radhitet në vendin e tetë më të hyra prej 298.000 euro dhe fitim prej 62.000 euro. Në vendin e nëntë është pozicionuar Magdalena Simovska Davidovoq nga Shkupi, e cila vitin 2016 e ka përmbyllur me fitim prej 115.000 euro. Përmbaruesi i dhjetë është Ljupço Jovanov nga Kavadari, i cili vitin e kaluar ka realizuar të hyra në vlerë 252.000 euro duke fituar kështu 88.000 euro. Edhe gjatë vitit 2015, listën e kryeson përmbaruesi Gordan Stankoviq me realizim të hyrash prej 591.000 euro, ndërsa ka fituar 298.000 euro. Pason Zoran Petreski më të hyra prej 415.000 euro dhe fitim prej 178.000 euro. Ndërsa përmbaruesit tjerë si Bunesvki, Kalamtieva, Xhuteska, Andrevska Delovska, Jakimovska, Jovanov dhe Georgieva kanë realizuar të hyra nga 231.000 euro deri më 357.000 euro dhe fitime deri më 130 mijë euro. Në 2015, përmbaruesi Gordan Stankoviq sërish ka realizuar më shumë të hyra se sa përmbaruesit tjerë në vlerë prej 500.000 euro dhe fitim 272.000 euro. I dyti në listë është përmbaruesi Andreja Bunevski me të hyra të përgjithshme prej 379.000 dhe fitim prej 32.000 euro. Përmbaruesit tjerë si Peterski, Kalamtieva, Xhuteska, Andrevska Delovska, Jakimovska, Jovanov dhe Georgieva kanë realizuar të hyra në vlerë prej 230.000 euro deri më 303.000 euro dhe përfitime prej 25.000 euro deri më 96.000 euro në nivel vjetor.
Edhe gjatë vitit 2014, të hyra më të larta ka realizuar përmbaruesi Gordan Stankoviq në vlerë prej 619.000 euro dhe fitim prej 314.000 euro. Vendi i dytë i ka takuar Andreja Bunevski me të hyra prej 414.000 euro dhe fitim prej 31.000 euro. Ndërsa përmbaruesit tjerë – Kalamtieva, Xhuteska, Koshtanov, Nikolovski Delovska dhe Jovanov kanë realizuar të hyra në vlerë prej 229.000 euro deri më 309.000 euro dhe fitime vjetore prej 7.500 euro deri më 145.000 euro.
Edhe në vitin 2013 të hyra më të larta ka realizuar përmbaruesi Gordan Stankoviq në vlerë prej 510.000 mijë euro duke fituar kështu 187.000 euro, ndërsa përmbaruesit si Jakimovska, Bunevski, Jovanov, Delovska, Martinovska, Georgievska, Gjeorgjieva dhe Kalamatieva kanë realizuar të hyra vjetore prej 220.000 euro deri më 300.000 euro, ndërsa fitimet vjetore të përmbaruesve fillojnë nga 3.000 euro deri më 149.000 euro. (koha.mk)