Procesi arsimor dhe adaptimi i vendit të punës janë vetëm një pjesë e vendeve në të cilat personat e hendikapuar kanë nevojë për asistencë personale. Kjo sot u cek në fillim të fushatës “Veprim i përbashkët për jetë më të mirë dhe cilësore të personave me nevoja të posaçme” në organizim të Fondacionit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik PREDA Plus dhe Shoqatës së studentëve dhe të rinjve me hendikap.
Meri Tërpeska nga Shoqata se studentëve dhe të rinje të hendikapuar theksoi se me fushatën dëshirojnë ta ngrisin vetëdijen për personat me nevoja të posaçme dhe se mu tema e sotme duhet ta prezantojë nevojën për asistencë personale në sfera të ndryshme të jetës shoqërore të atyre personave.
Nga PREDA Plus informojnë se një pjesë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë shembuj pozitiv për praktika të asistencës personale të personave me nevoja të posaçme. Në kuadër të projektit “Ndërtim i kapaciteteve të organizatave për ndihmë personave me nevoja të posaçme në Maqedoni” implementuar nga PREDA Plus në bashkëpunim me Shoqatën e studentëve dhe të rinjve të hendikapuar, ata e shqyrtojnë edhe gjendjen në këtë temë në Maqedoni.
Sipas hulumtimeve të tyre në Maqedoni, forma e komplementuar e asistencës perosnale është prëfshirë në Ligjin për mbrojtje sociale, ku rregullohetz neni për ndihmë dhe kujdes nga person i tretë. Kjo formë e asistencës peropsnaëe paraqet mbështetje financiare nga shteti e cila ka të bëjë me kategorinë më shumë heterogjene të qytetarëve. Forma e këtillë paraqet mbështetje financiare e cila më shpesh përdoret si shtesë në buxhetet për familjet, por jo edhe për kënaqjen e nevojave socio-emocionale të personit me nevoja të posaçme.
Sipas të dhënave statistikore prej vitit 2015 në Maqedoni, papunësia e personave me nevoja të posaçme sipas statusit të tyre arsimor, evidenton problem me nivelin e tyre të ulët arsimor, ku 54 për qind e personave me nevoja të posaçme kanë përfunduar vetëm arsim fillor, ndërsa 20 për qind janë me arsim jo të kompletuar të mesëm.
Nga PREDA Plus alarmojnë se mu për shkak të këtij niveli të ulët të arsimit të personave me nevoja të posaçme, që paraqet tre të katërtat e personave të papunësuar me hendikap. nevojitet ndërmarrje urgjente e masave sistematike për përballje me këtë problem.
Asistenca personale nënkupton marrjen e ndihmës dhe mbështetjes së personit me nevoja të posaçme nga ndonjë person tjetër dhe atë në sfera të ndryshme: gjatë kryerjes së nevojave të përditshme, ndjekje e procesit arsimor, në vend të punës. Asistenca personale e ulë shkallën e varshmërisë nga anëtarë të familjes dhe i mundëson personit me nevoja të posaçme përmirësim të jetës socio-emocionale. Përmes procesit të asistencës personale të personave me pengesa u mundësohet pjesëmarrje e barabartë në shoqëri si edhe qytetarët e tjerë.