Një 7 vjeçar dhe një 64 vjeçar u ulën në karrige përballë njëri tjetrit për të biseduar për jetën… “Çfarë do të thotë të jesh i ri”, ndërkaq përgjigja e fëmijës është se ka për të bërë shumë detyra, transmeton lajmi.net. “Çfarë është gjëja më e keqe të jesh i vjetër?” – është pyetja e fëmijës, derisa plaku përgjigjet se nuk mund t’i bësh të gjitha gjërat sikur kur ke qenë i ri. Por kur plaku i tregoi se gruaja i kishte vdekur, djaloshi 7 vjeçar u mundua që ta mbajë veten për të mos qarë. Ndërkaq, këshillat që njëri tjetrit ia dhanë në fund, janë me të vërtetë prekëse. Natyrisht, në mes tyre nuk mungon përshëndetja e as përqafimi, prej të cilit plaku mbeti i ngazëllyer. Shikojeni bisedën e dy njerëzve për jetën, me plot 57 vite diferencë mes vete.
Me 57 vite diferencë, djaloshi dhe plaku bisedojnë për jetën (VIDEO)
Leave a comment