Shkup, 1 shkurt – Deri më 5 shkurt do të mësohet se kush janë kandidatët e mundëshëm që do të garojnë brenda VMRO-DPMNE-së për të përfaqësuar këtë parti në zgjedhjet presidenciale, pasiqë mbrëmë ka skaduar afati për paraqitjen e kandidaturave, informon Koha.
Ndërkohë më 16 shkurt në Konventën e partisë që do të mbahet në Strugë, do të votohet për kandidatin partiak për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Lideri i kësaj force politike, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se partia e tij nuk do t’i bojkotoj zgjedhjet presidenciale edhe nëse nuk pranohet kërkesa e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare. (koha.mk)