Boksi do të ketë sivjet një kampion që i mban titujt e të gjitha versioneve të boksit për kategorinë super të rëndë. Favoritët janë anglezi Entoni Xhoshua dhe amerikani Deontaj Uilder, për që të dy duhet të fitojnë përballjet në muajin mars, dhe të dy shpreh të gatshëm që pastaj të përballen me njëri tjetrin. Xhoshua përballet me Josep Parker, në duelin që bashkon tituj e tri versioneve (WBA, IBF dhe WBO) më 31 mars. Ai ka paralajmëruar se pas këtij dueli dëshiron të luftojë në duelin që do të bashkonte të gjithë titujt. Uilder do të mbrojë titullin në versionin WBC kundër kubanezit Luis Ortiz, më 3 mars. Edhe ky të hënën ka thënë se pas përballjes së ardhshme dëshiron të luftojë në duelin ‘unifikues’.
“Fituesi do të përballet me fituesin e duelit Xhoshua-Parker. Kjo është rruga për luftën e madhe, luftën e unifikimit (të titujve). Një njeri do të ketë të gjithë rripat. Është sikur turne. Le të fitojë më i miri”, ka thënë Uilder.
“Dy më të mirët do të përballen në një natë speciale, një moment special, të cilin do e shoh e gjithë bota. Për mua sa më parë të ndodh është aq më mirë, dhe besoj që tifozët pajtohen me këtë. Kurdo që ata janë gati, edhe unë jam gati”, u shpreh ai.
“Unë nuk kam dyshim se do të fitoj luftën e ardhshme. Do e nokautoj Luis Ortizin, do të bëj atë që di më së miri, unë jam artist i nokauteve. Jam i specializuar për këtë. Do e shfaq këtë”, ka thënë Uilder. Legjenda e boksit, Xheroxh Foreman, e ka vlerësuar përballjen e mundshme Xhoshua-Uilder si duelin më të madh të boksit modern.
Rezultatet e Entoni Xhoshua:
Numri i dueleve: 20
Fitore: 20
Fitore me nokaut: 20
Humbje:0
Rezultatet e Deontaj Uilder:
Numri i dueleve: 39
Fitore: 39
Fitore me nokaut: 38
Humbje: 0