Shkup, 16 gusht – Më 30 dhe 31 në Gjykatën e Apelit do të mbahet seanca ku do diskutohet për ankesën e ish kryeministrit Nikolla Gruevski për dënimin me burg i akuzuar në lëndën “Tanku”, njofton Koha.
Aktgjykimi për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovskin është i shkruar nga gjykatësja Dobrilla Kaçarska në më shumë se 200 faqe.
Pasi iu shqiptua dënimi me burg prej dy vitesh për blerjen e makinës “Mercedes”, Gruevski u ankua për vendimin e gjykatës.
Përndryshe, Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski u shpallën fajtor në lëndën “Tanku”. Ish-kryeministri u dënua me 2 vite burg efektiv, ndërsa Popovski me 6 vite dhe 6 muaj burg efektiv.