Shkup, 9 korrik – Me dëshmimin e Lube Boshkovskit më 3 shtator do të vazhdojë seanca për lëndën “Tortura” e Prokurorisë speciale publike, ku janë akuzuar ish drejtori i DSK, Sasho Mijalkov, ish njeriu i parë i njësisës “Alfa” Ivica Anteski – Puki dhe pesë pjesëtarë të njësisë, për arrestimin e Boshkoskit.
Në fjalët e para, prokurori Ljubomir Lape sot tha se PSP-ja do të dëshmojë se në bazë të përcaktimit politik, i akuzuari i parë Sasho Mijallkov i ka detyruar të akuzuarit tjerë që gjatë arrestimit të Boshkovskit, ai të vuajë shpirtërisht, e tërë kjo për shkak të hakmarrjes politike për porositë e marra gjatë fushatës zgjedhore. Sipas Lapes, policët në kundërshtim me dispozitën për mjete për detyrim me dhunë, kanë përdorur fuqi tejmasë. Policët, tha ai, e kanë dëgjuar urdhërin dhe e kanë transmetuar kërcënimet e Mijalkovit, ndërsa njëri nga të akuzuarit i ka vënë pistoletë në kokë dhe i ka thënë “nuk do të shohish ditë të bardhë”.
Si dëshmi, prokurori Lape tha se do të parashtrohen incizime nga disa televizione dhe video xhirime nga MPB-ja nga dita e arrestimit, si dhe dëshmitë me shkrim të mbështetura nga të a.q. bomba.
“Pasoja nga arrestimi, respektivisht vuajtja shpirtërore do të dëshmohet me dokumetacion mjekësor”, tha Lape.
Mbrojtësi i Mijalkovit dhe një pjesë e të akuzuarve, Petar Vasilev iu referua amnistisë së presidentit Ivanov dhe propozoi lirimin nga përgjegjësia penale për të akuzuarit. Ai tha se nëse gjykata vazhdojë ta udhëheq këtë lëndë, do të shkel Ligjin dhe do ta dëmtojë buxhetin e RM-së.
Të gjithë të akuzuarit para gjykatës u prononcuan se nuk janë fajtorë.