Athinë, 11 janar – Për dy javë, respektivisht më 25 janar në Stamboll do të mbahet raundi i ardhshëm i kontakteve preliminare mes Greqisë dhe Turqisë, ka bërë të ditur MPJ-ja.
Bëhet fjalë për raundin e 61-të të kontakteve preliminare që do të mbahet pas pauzës prej pothuajse pesë vitesh.
Bisedimet paraprake kanë qenë në mars të vitit 2016.