Shkup, 7 shtator – Me dëgjimin e 35 audio incizimeve shtesë, gjykimi rreth lëndës “Torturë” të PSP do të vazhdojë më 20 shtator, në të cilën me kërkesë të prokurores Lile Stefanovska, opinioni do të shkyçet për shkak të lëndimit të mundshëm të privatësisë.
Sot në gjykatë u dëgjuan “bombat” si dëshmi të PSP, në të cilat dëgjohej zëri i ish-drejtorit të DZK-së Sasho Mijallkov, si bashkëbiseduesve u thotë se është arrestuar Luibe Boshkovski, ndërsa në një pjesë të tyre kërkon që lëshohen xhirimet nga arrestimi pa censurë në fytyrë.
Në bisedat u dëgjuan edhe zërat e gazetares Olivera Trajkovska dhe biznesmenit Jordan Kamçev ku fillimisht Trajkovska nuk e miraton arrestimin, por më vonë, në bisedë dëgjohet duke thënë se kjo është në rregull sepse Boshkovski ka kryer vepër penale. Mijallkov nga pronari i televizionit Kanal 5, Emill Stojmenov dhe nga redaktori i TV Sitell, Drahan Pavlloviq-Llatas, kërkon që lajmi për arrestimin të rrotullohet nëpër televizione, ndërsa ata i premtojnë se kjo do të jetë aktuale disa ditë. Sasho Mijallkov në bisedën me vëllaun e tij, Vllatko i thotë se Lube për këtë vepër do të fitojë minimum tetë vite dhe se atë mbrëmje në “Shutkë” do t’i lëshojë ndonjë “të talentuar”. Në njërën nga bisedimet mes ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe zëdhënësit të atëhershëm të MPB-së, Ivo Kotevski dëgjohet se se si Jankulloska i thotë Ivos të mos i lëshojnë xhirimet ku shihet arrestimi i dhunshëm i Boshkovskit, sepse Kotevski e informoi se ka ekzistuar një xhirim ku i pandehuri Ivica Antevski-Puki ia ka vendosur pistoletën në gojë Lubes.
Mbrojtja e të pandehurve në fillim të gjykimit kërkoi që të përjashtohet opinioni për këto bisedime, por këshilli gjyqësor pas pushimit vendosi që të dëgjohen të gjitha bisedime, përveç incizimi i katërt, që në seancën e ardhshme do të dëgjohet pa opinion.
Në këtë lëndë akuzohen drehtori i DZK-së, Sasho Mijallkov, ish-njeriu i parë i njësitit “Alfi” Ivica Antevski – Puki dhe pesë pjesëtarë të tjerë të njësitit.