Kundër Marrëveshjes së Prespës edhe “që të ndalohet tradhtia e Maqedonisë”, i ashtuquajturi “Komiteti për luftë për Maqedoninë”, për të dielën e ardhshme, më 20 janar ka caktuar protestë në sheshin e Athinës Sintagma, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.
I sapoformuari “Komitet për luftë për Maqedoninë”, të cilin e përbëjnë katër organizata, ku dy janë nga diaspora greke, përmes një kumtese e paralajmërojnë protestën, thonë se grekët “nuk heqin asnjë shkronjë nga emri i shenjtë i Maqedonisë”.
“Qeveria thotë se grekët janë të bindur për përfitimet e ‘marrëveshjes’. T’u tregojmë se bëjnë gabim. Dërgojmë ftesë të përgjithshme deri te të gjithë grekët të vijnë edhe në një tubim të madh dhe në moment të fundit të ndalohet tradhtia ndaj Maqedonisë, të dielën më 20 janar, në ora 14:00 në Sintagma. Kjo është mënyra e vetme demokratike që të mos e miratojnë në votim në Parlament. Por, nëse guxojnë të bëjnë të njëjtën, përsëri do të jemi aty”, thonë nga “Komiteti për luftë për Maqedoninë”.
Ata shtojnë se historia do të shkruajë për deputetët të cilët interesin personal dhe partiak e vendosin mbi atdheun dhe demokracinë.