Uashington, 11 janar – Garda Kombëtare e SHBA-së mori sot leje për të sistemuar deri në 15.000 trupa në Uashington gjatë inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur Xho Bajden më 20 janar, deklaroi gjenerali Daniel Hokanson.
Hokanson në një konferencë për media tha se rreth 10. 000 anëtarë të Gardës Kombëtare pritet të jenë në Uashington deri të shtunën dhe do të përqendrohen në sigurinë, logjistikën dhe komunikimet.
Kryeqyteti i SHBA-së gjithashtu ka vendosur të mbyllë hyrjen në Obeliskun e Uashingtonit deri në 24 janar, duke përmendur kërcënime mbi inaugurimin e Xho Bajdenit.
Përfaqësues të Shërbimit të parqeve kombëtare thonë se grupet e përfshira në trazirat e javës së kaluar në Kapitolin e SHBA-së vazhdojnë të “kërcënojnë” për të penguar inaugurimin e Bajdenit më 20 janar.
Gjithashtu, disa rrugë, parkingje dhe tualete në Parkun kombëtar do të mbyllen përkohësisht.
Në të njëjtën kohë, kryetari i komunës së Uashingtonit bëri thirrje për të shmangur vizitat në qytet në ditën e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-së Xho Bajden për shkak të trazirave të mundshme.