Me 18 maj do të shpallet vendimi për ekstradimin e ish-agjendëve Grujovski dhe Boshkovski nga Athina

Shkup, 27 prill – Pas një ore pas dyerve të mbyllura dhe dëshminë e dhënë, në Gjykatën Supreme në Athinë mbaroi seanca pas ankesës së ngritur për ekstradim të Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit. Vendimi i gjykatës do të shpallet me 18 maj, njofton korrespodenti i MIA-s. Me kërkesë të avokatëve, në seancë nuk kishte të pranishëm njerëz të tjerë. Në sallë ishin vetëm Grujovski dhe Boshkovski, ekipi i avokatëve, dy përkthyesit dhe sigurimi policor, por edhe avokati nga Maqedonia që është dëshmitarë në rast. Avokatët gjithashtu edhe në seancën e kaluar më 9 mars insistuan të diskutohet pas dyerve të mbyllura sepse, sipas tyre, bëhet fjalë për rend politik, ndërsa Grujovski dhe Boshkovski janë të akuzuar për krim politik (diçka që mbrojtja nuk pajtohet). Konsiderojnë se në dëshmi që do ta japin ka çështje që janë të besueshme, që nuk janë për opinionin. Siguri për klientët e tyre ishte edhe njëri nga argumentet e avokatëve. Për Grujovskin dhe Boshkovskin zhvillohen tre procese të ndryshme gjyqësore.Njëri proces është për pasaporta të falsifikuar me të cilat janë zënë në aeroportin e Selanikut që seanca e së cilës duhet të mbahet me 17 maj. Rasti tjetër është pas ngritjes së kërkesës për azil me 29 nëntor të vitit të kaluar. Dëgjimi para komisionit për azil në Selanik është caktuar për 15 shkurt, por është shtyrë për shkak se ato ndodhen veçse në Athinë. Rasti i tretë është pas kërkesës së palës maqedonase për ekstradim, për të cilën Këshilli i gjykatësve në Selanik me 5 janar vendosi që Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujovski të ekstradohen në Maqedoni, ndërsa menjëherë pas asaj avokatët ngritën ankesë kundër vendimit të gjykatës që rastin ta shqyrtojë Gjykata Supreme në Selanik.