Shkup, 28 shtator – Më 17 tetor, dy ditë pas rrethit të parë të të zgjedhjeve lokale, do të shqiptohet dënimi për të akuzuarit në rastin “Lagja e Trimave” në Kumanovë. Sot ka përfunduar fjala mbrojtëse e avokatëve, ndërsa vendimi për dënimin e tyre do të jetë më 17 tetor, ora 9:00 në mëngjes. Në ndërkohë, pala mbrojtëse edhe të enjten ka kërkuar rikualifikim të lëndës “terrorizëm”, pasi siç janë shprehur ata, në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj 2015 nuk kishte sulm terrorist. (koha.mk)