Kumanovë, 22 shkurt – Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë në mbledhjen e mbajtur sonte lidhur me nominimin e kandidatëve për deputet në Zonën e II-të zgjedhore, i ka dhënë mbështetje absolute, ministrit aktual të arsimit dhe shkencës Arbër Ademit në raport me kandidatët e tjerë.
Ministri aktual i arsimit dhe shkencës, siç duket është vlerësuar lartë nga antarësia e Degës me punën e tij, të cilët i kanë dhënë 16 vota, për t’i prirë listës për deputet në Zonën e II-të zgjedhore, kundër Ilir Hasanit me 12 vota dhe Mentor Jakupit me 11 vota, ndërsa Zebibe Dehari është propozuar nga Forumi i Gruas.
Ndryshe, Arbër Ademi bazuar në shumë anketa, gëzon rejting të lartë në përgjithësi, në gjitha rajonet në vend, falë angazhimit, punës dhe përgjegjësisë që ka dëshmuar gjatë këtyre 20 muajve në krye të arsimit.(koha.mk)