Shkup, 8 maj – Gjykata e Apelit me datë 16 dhe 17 maj pritet ti shqyrtoi ankesat e palës mbrojtëse në rastin e “Lagjes së Trimave”, shkruan gazeta KOHA.
Këtë lajm e vërtetoi avokati Naser Raufi, i cili theksoi e kjo seancë do të jetë e hapur për publikun. Ndryshe, séance para Apelit është caktuar gati një vit e gjysmë pasi që Gjykata Penale e Shkupit, me 2 nëntor të vitit 2017 e shpalli fajtor “Grupin e Kumanovës” për veprën penale “terrorizëm” dhe të njëjtit i dënoi me 770 heqje lirie.
Për ditëm e nesërme, me 9 maj në Shkup është paralajmëruar në shenjë përkujtimi të të dënuarve dhe të rënëve në këtë ngjarje tragjike. (koha.mk)