Shkup, 4 janar – Më 15 janar në bangën e të akuzuarave në Gjykatën Penale do të duhet të ulen 18 të akuzuar për rastin e “27 Prillit”, të cilëve u është refuzuar kërkesa për amnisti ose nuk kanë kërkuar fare që të amnistohen, njofton Koha.
Për këtë rast të akuzuar ishin 33 perosna, mirëpo 15 nga ata nuk arritën që të lirohen nga ndjekja e mëtejme penale, pasi që kërkesat e tyre për amnisti nuk u pranuan.
Procesi gjyqësor për këtë rast është në fazën finale dhe ka mbetur që fjalën e fundit ta thotë gjyqi që lënda e këtij rasti të mbyllet përfundimisht.
Në bangën e të akuzuarve mbeten pesë të akuzuar të cilët nuk kanë kërkuar amnisti: ish-derejtori i shërbimit sekret Mitko Çavkov, agjenti policor Dushko Llazarov, drejtuesit e protestave “Për Maqedoninë e përbashkët”, Igor Durllovski dhe Jane Çento dhe Igor Jug nga oraganizata partiake e VMRO-së, si dhe 13 të akuzuar tjerë të cilëve u është refuzuar kërkesa për amnisti.
Gjyqi ka refuzuar kërkesat për amnisti të Aleksandër Vasillevski – Ninxha, Nikolla Mitrevski – Kolo, Goran Gjoshevski, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Mladen Dodevski, Gorançe Angellovski, Vllatko Trajkovski dhe Villijam Mihajllovski. (Koha.mk)