Shkup, 12 shtator – Të shtunën, më 14 shtator nën organizim të Civica Mobilitas (Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtarë MCMS) në sheshin Skenderbej dhe parkun Ibni Pajko pritet që të mbahet festivali ‘Dita e organizatave të shoqërisë civile’
Eventi këtë vit pritet të fillojë nga ora 10:30 dhe do të zgjasë deri në ora 16:00, ndërsa pjesëmarës do të jenë mbi 80 përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe shoqërisë civile me mbi 30 aktivitete, performance dhe punëtori, përfshirë këtu edhe 60 shtande të vendosura për aktivitete të ndryshme.