Shkup, 22 shkurt – Në seancën e sotme të Gjykatës Penale Shkup për rastin e Prokurorisë Speciale Publike në lëndën “Tenderat” ishte dëgjuar vetëm një dëshmitar.
Njëherit, lënda është në procedurë dëshmuese dhe ishte parashikuar sot të dëgjohen disa dëshmitarë, por ata nuk u paraqitën në Gjykatë.
Dëshmitari i punësuar në Shoqatën aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësira banesore dhe afariste – Shkup, në vitin 2011 ka qenë në pozitën e inxhinierit kontrollues.
Ka bërë mbikëqyrjen e objekteve banesore, ndërsa sipas nevojës ka qenë edhe në rrjedhë me ndërtimin e teatrit të ri dhe muzeut të VMRO-së.
Gjatë dëshmisë tha se nuk i kujtohet asgjë nga ajo kohë, duke potencuar se të gjitha kontrollet janë kryer me urdhër, si dhe që vërejtjet janë dorëzuar te inxhinieri kompetent.
Në rastin “Tenderat” e akuzuara e parë është ish ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska.
Sipas akuzës, një pjesë e punëve ndërtimore në Muze janë kryer në interes të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Para se të publikohet shpallja për ndarjen e marrëveshjes për furnizim publik dhe para se të zbatohet procedura, në kundërshtim me Ligjin për furnizimet publike, Kançeska-Milevska përmes bisedave me drejtorin e përgjithshëm të ndërmarrjes ndërtimore “Beton” nga Shtipi ka tentuar të vazhdohet me punën në Muze, siç janë kryer punët ndërtimore me marrëveshjen e lidhur paraprake për furnizim publik. Gjykimi për lëndën “Tenderët”, vazhdon më 14 mars. (koha.mk)