Bokseri i njohur shqiptarë Ferit Keta më 14 Gusht pritet që të bëj ndeshjen kryesore të karierës së tij duke u ngjitur kështu në kalanë e Bashtovës.
Këtë e ka bërë të ditur kampioni Ismail Jonny Keta duke treguar se kanë nënshkruar tashmë kontratë me kreun e Bashkisë së Rogozhinës për eventin e rradhës në boks.
Miqtë e mi dhe dashamirës të sporteve të boksit, kam kënaqësinë dhe nderin të ju njoftoj që sot kam nënshkruar kontratën me kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës z. Edison Memolla për eventin “DUEL NÉ THEMEL” me datë 14 Gusht në kalanë antike e Bashtovës që ndodhet në bregdetin e bukur shqiptar. Në këtë event madhështorë pas një pushimi kaq të gjatë nga Pandemia ku vëmendja e botës së boksit do të kthehet në Shqiperi, përveç shumë sportistëve nga trojet shqiptare, vëllau i vogël Ferit Keta do të bëj ndeshjen kryesore, thuhet në njoftimin e tyre.