Paris, 21 janar – Në Francë vazhdon të rritet numri i azil-kërkuesve, pjesa më e madhe nga Afganistani, Guinea, Gjeorgjia dhe Shqipëria, nga të cilët dy vendet e fundit, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, paraqet “anomali”, transmeton gazeta KOHA.
Kërkesat për azil janë rritur për 7,3 për qind vitin e kaluar, me 132.614 kërkesa të parashtruara deri te agjencia OFPRA kompetente për dhënie të statusit të refugjatit, ndërsa dëbimet janë rritur për 19 për qind, sipas statistikës për emigracion të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Francës.
Pas rritjes prej 22 përqindëve në vitin 2018, kërkesat e regjistruara nga Zyra franceze për mbrojtje të refugjatëve dhe personave pa shtetësi (Ofpra) vërejtën rritje më të ngadaltë vitin e kaluar, Ata e arritën nivelin e tyre më të lartë nga kriza e emigracionit në vitin 2015, kur Franca regjistroi vetëm 800.00 kërkesa.
Vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve në vitin 2019 mbetën, si në një vit më parë, Afganistani (9.163 aplikime) dhe Guinea (6.027). Në pozicionin e tretë dhe të katërt janë Gjeorgjia (5.780) dhe Shqipëria (5.599), dy shtete për të cilat thuhet se janë “të sigurta”, ato vazhdojnë të jenë “një anomali”, vëren Ministria e Brendshme.
Numri i azil-kërkuesve nga Maqedonia e Veriut nuk është publikuar në pritje të statistikave të hollësishme të Ofpra, megjithatë vendi nuk ndodhet mes dhjetë vendeve me numër më të madh të azil-kërkuesve në Francë.(koha.mk)