Më 11 mars ASH mban Kongresin partiak

Gostivar, 24 dhjetor – Aleanca për Shqiptarët (ASH) kongresin e partisë do ta mbajë më 11 mars të vitit 2018.

Ne kuvendin e tetë qendror, ASH solli vendim që kongresin e parë ta mbajë më 11 mars 2018, ku do të bëhet zgjidhja e kryetarit të partisë, nënkryetarit, kryesisë qendrore dhe kuvendarëve.

Pritet që Kuvendi të sjell vendim edhe në lidhje me qëndrimin apo jo të Aleancës në Qeverinë e Maqedonisë.