Shkup, 27 shtator – Përfitimi i realizuar i operatorit ekonomik është në kuadër të përfitimit të zakonshëm nga shitja e automobilit “mercedes C600”, gjegjësisht nuk ka realizuar përfitim ekstra, theksoi sot në Gjykatën Penale në Shkup, eksperti për punë materiale dhe financiare, Strahil Gligorovski.
Ekspertizën e ka bërë sipas urdhrit të PSP-së për ta konfirmuar përfitimin e dilerit të shitjes së automjetit për seancën e PSP-së në lëndën “Tank”, për çka zhvillohet procedura e ndarë kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska për furnizimin publik të automobilit të blinduar “mercedes gard” në vlerë prej 600 mijë euro në vitin 2012.
Seancën e ardhshme, gjykatësja Dobrila Kacarska e caktoi për më 1 tetor kur duhet të merret në pyetje dëshmitari i fundit dhe personi teknik i mbrojtjes si dhe të kryhen edhe dëshmitë shtesë nga të dyja palët.
Gjykatësja Kacarska më 3 tetor i caktoi fjalët përmbyllëse.