Shkup, 21 nëntor – Çdo tre vjet rishqyrtohet statusi i secilit që ka marrë azil në Hungari (mbrojtje plotësuese), që është e paraparë sipas procedurave për azil të Zyrës së Hungarisë për migrim, thonë nga Ministria e Drejtësisë për MIA-n.
Kërkesa për azil, siç sqarojnë që atje, duhet të shqyrtohet para kërkesës për ekstradim, pasi nuk mundet një organ administrativ për personin të vendos të mos kthehet në një vend të caktuar, një organ tjetër administrativ të imponojë kthimin në këtë vend. Prandaj, procedura për azil i paraprin procedurës për ekstradim.
Për këto arsye, Republika e Maqedonisë, si vend demokratik e kupton këtë procedurë. Shpresojmë se autoritetet hungareze kur do ta shqyrtojnë kërkesën për ekstradim dhe të gjitha garancitë që i dorëzoi Ministria e Drejtësisë dhe do të shohin se pretekstet për kërkimin e azilit janë të rrejshme dhe se do ta revokojnë vendimin që është e paraparë si mundësi në ligjin hungarez”, thonë nga MD.
Përmendin se me Hungarinë asnjëherë nuk është paraqitur ndonjë problem në procedurat e tjera për ekstradim. Nga Hungaria asnjëherë nuk është refuzuar ndonjë kërkesë për ekstradim për shkak të kushteve të këqija në burgjet ose për shkak të gjendjes politike, e cila në pajtim me të gjitha vlerësimet ndërkombëtare është stabile, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Kundër Gruevskit udhëhiqen katër procedura gjyqësore para gjykatave, ndërsa për të udhëhiqen edhe katër hetime dhe një procedurë parahetimore për të cilat mund të ngriten aktakuza varësisht hetimit.
Në kërkesën për ekstradim janë theksuar të gjitha procedurat për të cilat në momentin e përpilimit të tij kemi pasur njohuri se udhëhiqen para organeve gjyqësore në Republikën e Maqedonisë. Bëhet fjalë për gjithsej 10 procedura, prej të cilave njëra ka mbaruar në mënyrë të plotfuqishme, të gjitha të tjerat janë vijim.
Kjo është bërë në rast se vjen deri tek ekstradimi i Gruevskit, të shmanget parimi i specialitetit (të mos mund të përndiqet për asgjë të kryer para ekstradimit të lejuar).