Pas paraqitjes disa muaj më parë, kompania McLaren ka publikuar fotografi të shumta të serisë së saj të kufizuar MSO Carbon Series LT. Në fund të fundit, ky është modeli 675LT Spider të këtij brendi, i cili vjen me eksterier të bërë nga fibra të karbonit dhe një pamje të veçantë për dallim nga modeli standard, transmeton Koha.net. Carbon Series LT përmban 40 për qind më shumë fibra të karbonit sesa modeli standard 675LT dhe kjo seri vjen vetëm me 25 njësi, ku të gjitha prej tyre janë të shitura. Fuqia e këtij modeli vjen nga motori 3.8-litër V8 Twin-Turbo me kapacitet prej 666 kuajfuqi. McLaren MSO Carbon Series LT shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,9 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 320 km/h.