E ardhmja e McLaren nuk janë vetëm garat me makina në Formula 1, por edhe sporti i çiklizmit. Grupi teknologjik që ka markën e tij në Formula 1 sot ka vendosur të hyjë edhe në sportin e biçikletës, duke blerë 50% të kuotave të skuadrës “Team Bahrain Merida”, që ka si çiklist kapiten italianin e njohur Vincenzo Nibali (fitues i Turit të Francës në vitin 2014). Bashkëpunimi do të jetë si në anën teknike ashtu dhe atë komerciale.