McLaren 666S, kreacioni më i ri i gjermanëve (FOTO)

41

Kompania gjermane që merret me modifikimin e veturave, Pogea Racing, së fundmi është marrë me modifikimin e McLaren 570S. Dhe modelin e saj e ka quajtur McLaren 666S.

Numri “666” nënkupton se motori i këtij McLareni 3.8-litër Twin-Turbo V8 tani ka kapacitet prej 666 kuajfuqi, pothuajse 100 kuajfuqi më shumë se modeli 570S dhe 66 kuajfuqi më shumë se McLaren 600LT.

McLaren 666S i Pogea Racingut, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,9 sekonda, deri në 200 km/h për 7,9 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 333 km/h.

Gjithashtu, 666S vjen edhe me amortizatorët KW, rrotat 20-inçësh nga alumini me goma “Michelin Pilot Sport 4” si dhe sistemin për shkarkimin e gazrave të modifikuar. Sa i përket çmimit, kjo paketë e Pogea Racingut kushton 11.000 euro.

Comments are closed.