Conor McGregor ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm në UFC me një postim të mistershëm në rrjetin social “Twitter”, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha. 31-vjeçari nuk është ngjitur në ring që prej humbjes së tij nga Khabib Nurmagomedov në tetorin e kaluar.
“Notorious” tani ka paralajmëruar rikthimin e tij me një postim të mistershëm në “Twitter” në mëngjesin e sotëm. “Dublin, 14 dhjetor”, ka shkruar irlandezi.
Ylli i arteve të përziera marciale ka konfirmuar së fundmi për “ESPN” se e ka ndërmend që t’i kthehet përsëri meçeve në UFC. Zëvendëspresidenti i UFC-së, James Elliot kishte zbuluar në 2016-n që McGregor i kishte kërkuar që një meç të mbahej në Irlandë.
“Conor sigurisht që nuk e ka fshehur faktin që ai dëshiron të luftojë në Dublin. Është një gjë që ekziston në agjendë”, kishte thënë ai.