Conor McGregor e shkatërroi Donald Cerronen në rikthimin e tij në UFC, ndërsa menjëherë pas është pyetur lidhur me kundërshtaret potencialë në të ardhmen.
Irlandezi arriti fitore me nokaut teknik brenda 40 sekondash në duelin e vlefshëm për ‘UFC 246’ në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe pas fitores, ai ka folur për kundërshtarët e radhës që pritet të jenë Jorge Masvidal dhe Kamaru Usman, të cilët i ka paralajmëruar se do t’u ndodhë e njëjta gjë.