McGregor është milioner, por nuk shpenzon asnjë qindarkë

Connor McGregor është një sportistët më të pasur në botë, madje gjatë vitit 2018, ai garoi edhe me Cristiano Ronaldon se kush do fitonte më shumë të ardhura.

Luftëtari sporteve marciale, bën një jetë jashtëzakonisht luksoze, ndërsa mësohet se pasuria e tij arrin deri në 85 milionë euro.

Megjithatë, ai nuk shpenzon asnjë qindarkë nga pasuria e tij. Tingëllon e habitshme, por trajneri i tij John Kavanagh ka zbuluar gjithçka.

Për “Independent”ai shprehet: “Connor është konkurrues në biznes. Duket e çuditshme por ai nuk shpenzon edhe aq shumë para”.

“E paguajnë për gjithçka që mban veshur, çdo makinë që nget e merr falas dhe nuk shkon thuajse fare në restorante, pasi gatuan bashkëshortja. Unë mendoj se bën një jetë modeste dhe nuk luan bixhoz”.