Yjet e sportit britanik Conor McGregor dhe Lewis Hamilton kanë qenë së bashku mbrëmjen e sotme në Londër, pasi kanë qenë të ftuar dhe kanë marrë pjesë në “The Fashion Awards 2017”, eventi i madh i modës organizuar në “Royal Albert Hall. Dhe prania e tyre nuk ka mbetur pa u komentuar nga mediat, që i ka vlerësuar dy kampionët e botës, irlandezin ikonë e artet marciale mikse dhe britanikun, kampion bote në garat e Formula 1.
Ata kanë pozuar së bashku, por edhe me stilisten e njohur Donatella Versace, por veshja e tyre ka qenë vërtet “shik”, duke konfirmuar edhe një herë shijet e tyre për modën. Për McGregor ky ishte një shans i mirë për të treguar veten se është në formë dhe se nuk ka humbur kontrollin pas lajmeve të fundit, për incidentet që ka patur në vendlindje. Gjatë mbrëmjes, ata kanë pozuar edhe me modelen ruse Irina Shayk, ish e dashura e Cristiano Ronaldo dhe këngëtaren Rita Ora.