Në menunë e McDonald’s më në fund do të gjeni Veggie Dippers të aprovuara nga veganët. Bëhet fjalë për ushqimin e bërë nga specat e kuq, orizi, pesto e bërë nga domatet e thata dhe bizele dhe të mbështjellë në thërrime buke. Ushqimi mund të porositet në menu me patate të skuqura dhe pije për 4,99 funte ose në kuadër të Happy Meal që përmban dy Dippers dhe një pjatë anësore vegane, një qese me perime, fruta ose patate të skuqura, ujë ose lëng frutash.
Për menunë komentoi edhe Thomas O’Neill, drejtor i marketingut për McDonald’s në Britani të Madhe dhe Irlandë, ku mund të gjendet kjo menu, shkruan KOHA Ditore.
“Në 12 muajt e fundit e kemi parë një rritje prej 80 për qind të blerësve për shkak të opsioneve vegjetariane që kemi filluar t’i shërbejmë, ndërsa tani është koha t’i bëjmë ato edhe në versione vegane. Veggie Dippers është një shtesë e shijshme në menunë tonë dhe mezi po presim t’i shohim blerësit se si e provojnë menunë tonë të parë vegane vitin e ardhshëm”, tha O’Neill. Ky vit ka qenë i shkëlqyeshëm për veganës duke marrë parasysh që restorantet, dyqanet dhe zinxhirët e ushqimit të shpejtë i kanë lansuar opsionet vegane të ushqimeve të tyre të njohura. Menyja vegane arrin në këtë zinxhir të ushqimit të shpejtë më 2 janar.