Ish-futbollisti i Chelseat dhe Birminghamit, Roy McDonald është padyshim njëri prej lojtarëve më të “çmendur” që ka shkelur në fushën e futbollit, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha. Gjatë karrierës së tij kontroverse në futboll ai ka marrë një rekord prej 22 kartonëve të kuq dhe ka qenë jashtëzakonisht shumë aktiv brenda dhe jashtë fushës.
“Lojtari më i çmendur i futbollit që ka shënuar brenda dhe jashtë fushës”, shkruajnë mediet angleze për të.
Në 18 vitet e karrierës së tij si futbollist ai ka luajtur 650 ndeshje, ka shënuar 150 gola dhe ka marrë 22 kartonë të kuq. Ai ishte aktiv edhe jashtë fushës. Në autobiografinë e tij, ai ka zbuluar se ka pasur 400 partnerë seksual. Ai e ka pranuar se i pëlqenin orgjitë me bashkëlojtarët dhe se sëmundjet e transmetuara seksualisht nuk ishin të çuditshme për të.