Shefi republikan i Senatit amerikan i dënoi sot si “akte terroriste të brendshme” dërgimin e pakove potencialisht eksplozive në adresë të ish-presidentit demokrat, Barack Obama, ish-sekretares së Shtetit dhe kandidaten demokrate për presidencialet, Hillary Clinton , pakot në selinë e kanalit CNN, si dhe të Debbie Wasserman Schultz.
“Ngrihem bashkë me gjithë amerikanët për të dënuar përpjekjet për akte terroriste të brendshme që ndodhën sot”, shkruan Mitch McConnell në një komunikatë, shkruan ATSH.Ai falënderoi gjithashtu forcat e rendit dhe shërbimet postare që “mbrojtën krerët dhe personalitetet publike përballë veprimeve të tilla të papranueshme”.