Një 34-vjeçar është mbytur në det ditën e sotme.
Ngjarja e rëndë është raportuar në plazhin e Shëngjinit, rreth orës 17:00.
Kanë qenë pushuesit ata që vunë re trupin e të ndierit në det.
Për fat të keq ai u nxor nga uji pa shenja jete, dhe ndodhet në morgun e spitalit.
Janë ende të paqarta shkaqet e ngjarjes.