Afër 150 njerëz kanë vdekur pasi një anije u fundos në brigjet e Libisë, ndërsa 150 të tjerë janë shpëtuar dhe po kthehen në Libi, tha agjensia e OKB-së për refugjatë, UNHCR. Anija po largohej nga qyteti Al Khoms i Libisë, dhe kishte rreth 300 njerëz që po udhëtonin. Ende nuk është e qartë nëse një apo dy anije janë përfshirë në këtë aksident fatal. Të mbijetuarit u shpëtuan nga peshkatarët lokalë dhe u kthyen në bregdet nga roja bregdetare libiane, tha UNHCR.
Nëse numri i të vdekurve konfirmohet, ky aksident do të konsiderohet si më famkeqi në histori të këtij rajoni. Libia është një vend ideal për emigrantët të cliët përpiqen të arrijnë Evropën përmes anijeve jo të sigurta. UNHCR dhe agjencitë e tjera të OKB kanë kërkuar vazhdimisht që të mbijetuarit të mos kthehen në Libi, një zonë konflikti ku emigrantët e shpëtuar dhe refugjatët janë burgosur në mënyrë të zakonshme në kushte çnjerëzore.