Një nxënëse e shkëlqyeshme në Kinë është vrarë nga shoku i saj i klasës pasi refuzoi t’i ndihmonte atij në detyrat e shtëpisë, raportojnë mediat kineze. 15-vjeçarja është therur me thikë nga shoku i saj i shkollës së mesme në Provincën Fujian në juglindje të Kinës. Haxia Metropolitan raporton se nxënësi në pushimin e gjatë shkoi me një dyqan për të blerë thikën, me të cilën e ka therur për vdekje shoqen e tij. Sipas këtij mediumi, vajza ka vdekur pak minuta pasi u dërgua në spital. Nxënësja ishte më e mira në klasë dhe po përgatitej shumë për provimet në fundin e janarit.