Shkup, 9 shkurt – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i ka dërguar letër ambasadorit të Greqisë në vend, Dhimitris Janakakis dhe kryetarët e Konfederatës së Sindikatave të Greqisë – GSEE dhe Konfederatës së shërbimeve publike në Greqi – ADEDY, me kërkesë në mënyrë aktive të kyçen në zgjidhjen e problemit në normalizimin e lidhjeve të komunikacionit në vendkalimin kufitar Evzoni, i cili ndodhi pas grevës dhe bllokadës nga bujqit grekë. Në letër Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe sindikatat e bashkuara në të, e shprehin brengosjen e tyre për shkak të bllokimit në Evzoni, për shkak të pasojave negative të cilat, tashmë janë të dukshme ndaj ekonomisë dhe në mënyrë shtesë ndikojnë në përkeqësimin e punës financiare ekonomike të gjendjes socio-materiale dhe ekonomike të të punësuarve të cilët punojnë në këto kompani. “Bllokadat e bujqve grekë në vendkalimin kufitar Evzoni mund të shkaktojnë edhe implikime të tjera negative financiare ndaj ekonomive nacionale, që në mënyrë të sigurt do të reflektohet negativisht mbi ekzistencën e punonjësve të cilët punojnë në këto kompani dhe që mund të reflektohet me paraqitjen e pagesës së pagave, mospranimin e pagave etj.”, thuhet në letër. Apelojnë dhe shpresojnë se në interes të ruajtjes dhe sigurimit të stabilitetit ekonomik, por edhe të stabilitetit socio-material dhe ekonomik të punëtorëve, në mënyrë aktive të kyçen në tejkalimin e gjendjeve të tilla të cilat do të sigurojnë normalizim e lidhjeve të çrregulluara të komunikacionit. Nga aty shpresojnë se involvimi i të gjitha subjekteve kompetente do të sigurojë normalizimin e lidhjeve të komunikacionit që është parakushti kryesor për zhvillimin e mëtejmë, jo vetëm të komunikimeve por është edhe bazë për përmirësimin e gjendjes socio-materiale dhe ekonomike të punëtorëve në dy shtetet. Ndryshe, për disa ditë vendkalimi kufitar me Greqinë mbetet I bllokuar për shkak të protestës së bujqve grek në anën tjetër të kufirit. Bujqit grekë kërkuan nga Qeveria në Athinë deri të enjten të realizojnë takim me ministrat dikasterial që të bisedojnë për kërkesat e tyre. Bujqit, të cilët me bllokime protestojnë kundër ndryshimeve në sistemin për sigurim social dhe rritjen e tatimeve, paralajmëruan se nëse nuk respektohet afati, ata do t’i intensifikojnë protestat. Fermerët grekë planifikojnë ta bllokojnë edhe hekurudhën në Idomeni ose vendkalimin kufitar Dojran, në kufirin Greqi-Maqedoni. “Nëse Qeveria greke deri nesër nuk jep datë të saktë për takim, do ta përforcojmë qëndrimin tonë”, deklaroi lideri i sindikatës Ahileas Kamburis për agjencinë shtetërore të lajmeve ANA-MPA. Protestuesit veçmë shkaktojnë probleme të mëdha, sepse në dy javët e fundit i bllokuan autostradat kyçe, udhëkryqet dhe vendkalimet kufitare, me ç’ka e pengojnë qarkullimin në rrjetin kombëtar rrugor dhe pengojnë dorëzimin e mallit në Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë fqinje.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.