Një gjyshe 62 vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Tennessee të SHBA-ve, pasi kishte mbyllur dy nipërit në kafazin e qenit. E arrestuara është identifikuar si Leimome Cheeks, ndërsa e gjithë skena është filmuar nga një qytetare. Gjatë marrjes në pyetje, dy fëmijët deklaruan se kishin përfunduar në kafazet në bagazhin e makinës me pretendimin e gjyshes se nuk kishte vend për t’a në makinë. Sakaq pritet të merret vendimi për 62 vjeçaren.