Matteo Politano do të jetë një lojtar I Napolit. Tashmë nuk ka më dyshime pasi sulmuesi italian ka mbërritur në Villa Stuart për vizitat mjekësore. Pas dështimit të marrëveshjes me Romën, Politano kërkoi sërish largimin dhe Interi arriti marrëveshjen me Napolin.
Ditën e sotme, lojtari ka mbërritur për vizitat mjekësore dhe më pas do të bëhet zyrtarizimi. Skuadra e drejtuar nga Gattuso do të paguajë 24 milionë euro në total dhe Napoli ka të drejtën e blerjes. Tashmë lirohet vendin për ardhjen e Giroud në Milano.