Shkup, 24 janar – Spitali privat “Sante Plus” ka marrë ndalesë për punë, pas vdekjes së lehonës nga Kërcova, njofton KOHA.
Inspektorati shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dha ndalesë për punë për spitalin “Sante plus”.
ISHSSH njoftoi se janë konstatuar mangësi gjatë kontrollit të djeshëm të jashtëzakonshëm inspektues në spitalin “Sante plus”, lidhur me respektimin e rregullativës ligjore.
Për këtë arsye, me procesverbal dhe me vendim është publikuar ndalesë për punë deri në mënjanimin e mangësive të konstatuara, informojnë nga ISHSSH-i.