Lajme të këqija për Emre Can. Mesfushori i Liverpool nuk do të luajë më në këtë sezon dhe rrezikon të humbasë Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi, ku pritej të ishte pjesë e kombëtares gjermane. Dëmtimi në shpinë i pësuar nga lojtari gjerman, sipas asaj që shkruan “Mirror”, është më i rëndë se mendohej dhe Can mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me Liverpool.
Mesufhsori 24-vjeçar do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale në fund të qershorit dhe kërkohet nga Juventus. Ndërkohë ka qenë më i lehtë se mendohet dëmtimi i Mohamed Salah kundër Manchester City. Sulmuesi nga Egjipti nuk do të luajë në derbin kundër Everton në mesjavë, por do të jetë plotësisht i gatshëm për takimin e kthimit në “Ettihad”.