Mbyllet për disa orë një segment i autostradës “Arbën Xhaferi”

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot nga ora 9:00 deri 16:00, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në segmentin Konjuh – Babush të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Sipas ministrisë, kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të vendosjes së konstruksionit metalik në mbikalimin për këmbësor, në këtë aks rrugor.

“Gjatë kohës së ndalimit të qarkullimit, të gjitha automjetet do të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë-Hani i Elezit dhe anasjelltas. MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftim.