Liverpool dhe Chelsea kanë barazuar 1:1 në derbin e kësaj xhiroje në Premielrigë. Skuadra e Liverpoolit dhe Chelseat kanë ndarë pikët, pasi barazuan 1:1 në ndeshjen e zhvilluar në Anfield. Chelsea kaloi e para në epërsi me golin e David Luiz, por në pjesën e dytë u kundërpërgjigj Liverpool me golin e Wijnaldum. Chelsea ka mundur të fitonte këtë ndeshje, por Diego Costa dështoi të shënonte nga pika e bardhë. Pas këtij barazimi, Chelsea mbetet në vendin e parë me 56 pikë, 10 më shumë se sa Liverpool që renditet në vendin e katërt.