Skënderbeu i Korçës nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola me Partizanin e Beogradit në xhiron e tretë të Grupit B në Ligën e Evropës.
Takimi i zhvilluar në “Elbasan Arena” solli shumë raste për gol, shumicën e të cilave e patën korçarët. Megjithatë, pavarësisht dominimit, Skënderbeu nuk arriti të fitojë më shumë se një pikë në ndeshje.
Takimi i dytë mes dy skuadrave do të zhvillohet në Beograd më 2 nëntor.
Në tabelën e këtij grupi, Skënderbeu është i fundit me dy pikë të tubuara. Po aq pikë ka edhe Partizani që është i treti për shkak të goldiferencës, ndërsa një pikë më shumë ka Young Boys i Zvicrës me tri pikë. Në vendin e parë mbetet Dynamo Kiev me shtatë pikë.