Mbyllet muzeu i vaginës në Londër (FOTO)

Muzeu i parë në botë me tulla dhe llaç kushtuar vaginës, vulvës dhe anatomisë femërore do të mbyllet. Muzeu i Vaginës, në Bethnal Green, në lindje të Londrës, do të duhet të gjejë një shtëpi të re.

Filloi si një seri eventesh pop-up në 2017-ën dhe hapi dyert e tij në 2019-ën, me ambiente në Camden Market. Një zëdhënës i muzeut tha për Metro.co.uk: “Kur na kërkuan të largoheshim, reagimi i publikut të gjerë ishte një ndjesi trishtimi dhe humbje.

“E kemi ditur gjithmonë se mund të largoheshim një ditë nga aty, por është zhgënjyese që erdhi kaq shpejt dhe papritur. Teksa jemi të trishtuar që duhet të largohemi, jemi njëherësh të mahnitur nga mirësia dhe mbështetja e komunitetit rreth nesh”.

Advertisements

Muzeu u rihap në Bethnal Green marsin e kaluar, pas pandemisë dhe që nga hapja ka tërhequr më shumë se 40.000 vizitorë. Nesër do të jetë dita e fundit. Muzeu do të ‘vazhdojë të funksionojë në botën digjitale’ ndërsa do të kërkohet për një godinë të re.