Gazeta e parë private “Dnevnik” prej nesër nuk do të del në shtyp. Ky vendim të martën u është kumtuar të punësuarve nga Aleksandar Dinev, ish drejtori i MPM, kompani kjo që e botonte gazetën Dnevnik. Pjesa më e madhe e redaksisë do të shpallet si tepricë teknologjike, ndërkaq vetëm një pjesë e vogël prej tyre do të transferohen në portalet simotra si “Utrinski Vesnik”, “Vest” dhe “Telegraf”. Më herët u mbyllën edhe gazetat “Utrinski Vesnik” dhe “Vest”. Dnevnik” ishte gazeta e parë private dhe filloi që të del në shtyp në mars të vitit 1996. Themeluesit e tij ishin gazetarët, Branko Gerovski, Sasho Damovski dhe Mile Jovanovski.